Gjergj Vyshka 14.04.2015 16:25
Federata Shqiptare e Volejbollit dhe Komisioni i saj i Disiplinës, i përbërë nga Erlind Pëllumbi, Ilir Cirianaku dhe Artan Pogoni, kanë vendosur “në gijotinë” kapitenin e Studentit, Elton Tukseferi dhe gjyqtarët Klement Agolli dhe Ermal Pishtari.
Tukseferi, për goditjen që i ka bërë trajnerit të Tiranës, Arben Sako, është dënuar për gati tetë muaj, ndërsa pezullimi nis nga 14 prill 2015-31 dhjetor 2015. Dhe kjo është jo vetëm për veprimtaritë kombëtare, por dhe ndërkombëtare.
E po me të njëjtën masë pezullimi është dënuar dhe gjyqtari Klement Agolli, kurse Pishtari është pezulluar pesë ndeshje. Dhe për rrjedhojë, FSHV u ka tërhequr të gjithëve vëmendjen për më shumë korrektësi.