AlbanianSport.com 29/11/2017 16:35
ASNN – Trajneri i Kombëtares së femrave të volejbollit, Altin Martiri, ka deklaruar në përfundim të ndeshjes me Kosovën se ka mbetur i kënaqur. “Unë e thashë edhe në konferencën për shtyp se e doja këtë fitore”, – deklaroi ai.
“Jam i kënaqur nga lojtaret, pritshmëritë e mia i kanë kaluar dhe tashmë secila prej tyre është kandidate për përfaqësuesen për veprimtaritë zyrtare, – ka vijuar trajneri kuqezi. – Do të kemi dhe ndeshje e seleksionime të tjera, por sinjalet që mora janë të mira”.
Ndërkaq, Dritan Bardhi për herë të parë ka drejtuar ekipin e të rriturve dhe e ka nisur me fitore. “Duhet të dini që një pjesë e mirë e këtyre volejbollistëve kanë qenë në kombëtare në Ligën e Evropës”, – ka thënë trajneri i Farka Volejit.
“Por dhe pjesa tjetër dha sinjale të mira dhe unë për këtë qëllim i aktivizova të gjithë, – ka vijuar ai. – Gati 8 lojtarë do të mund të jenë në Kombëtare në veprimtaritë zyrtare, kurse unë jam i kënaqur me përkushtimin e volejbollistëve, ashtu si edhe për fitoren.”