ASNN – Vllaznia në volejboll për femra ka zhgënjyer këtë javë duke u mundur në fushën e saj nga Teuta, në kuadër të javës së 10-të. Volejbollistet durrsake janë larguar nga Shkodra me një fitore 1-3.
Edhe në brendësi të lojës, epërsia e bregdetareve ka qenë e dukshme në pjesën më të madhe të takimit. Vetëm një sete ka folur për vendaset e drejtuar nga trajnerja Sadie Gogo.
Ai ka qenë seti i 3-të, që është fituar nga Vllaznia, 25-16. E kjo ka qenë mundësia për të rihapur ndeshjen, por këtë mundësi s’ia ka dhënë Teuta. Pasi kishte fituar dy setet e para 20-25 dhe 10-25, Teuta ka marrë dhe të 4-tin 16-25 dhe krejt ndeshjen 1-3.
Vllaznia – Teuta 1-3
(20-25, 10-25, 25-16, 16-25)
Vllaznia: Petëza, Sh. Molla, Picaku, Koçeku, Zhivani, Qershia, A. Molla, Vistaraj (L), Kiri (L), Dodani, Qulaj, Gjethinaj. Trajnere S. Gogo
Teuta: Beçiçi, Guza, Matoshi, Gashi, Muka, Rexhepi, Avdyli, Disha, Hoxha, Çukaj, Kodra, Llapi. Trajner: E. Jazenxhi
Gjyqtarë: E. Zenullari, Ko. Gjoka (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 10-të
(25-28 shkurt 2017)
Të shtunën:
Vllaznia – Teuta 1-3
Tirana – Barleti Volej 0-3
Partizani – Lushnja 3-0
Të martën:
Skënderbeu – Elbasani ora 16:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 10 10 0 30-4 29
- Teuta 10 8 2 27-10 24
- Partizani 10 7 3 24-12 22
- Tirana 10 5 5 19-16 16
- Vllaznia 10 5 5 17-20 13
- Lushnja 10 3 7 12-23 8
- Skënderbeu 9 1 8 7-25 5
- Elbasani 9 0 9 1-27 0