Vllaznia ka bërë dje një hap të sigurt drejt “play-off”-it final, sepse, ashtu sikurse ka bërë në fazën eliminatore të Kupës së Shqipërisë, ka mundur një rival direkt si Partizani.
Në fakt nuk ka qenë një fitore e lehtë për të besuarat e Sadije Gogajt, por në pikët finale ata janë treguar të sakta, ndërsa kanë merituar këtë trepikësh me shumë vlerë.
25-23, 25-22, 25-23 kanë qenë përkatësisht rezultatet e seteve dhe, në fund, një fitore e vyer e Vllaznisë në volejboll për femra.
Vllaznia-Partizani 3-0
(25-23, 25-22, 25-23)
Vllaznia: Zhivani, Qershia, Molla, Petëza, Picaku, Koçeku / Rranza. Trajnere: S. Gogaj.
Partizani: Reka, Shehu, Gongu, Xhaferraj, Meçorrapaj, Shaba / Goxhaj, Kacani. Trajner: R. Tarja
Gjyqtarë: E. Zenullari, R. Mujo (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 8-të
(20-21 shkurt 2016)
Të shtunën:
Barleti Volej – Elbasani 3-0
Vllaznia – Partizani 3-0
Flamurtari – Tirana 0-3
Të dielën:
Teuta – Skënderbeu ora 10:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 8 8 0 24-1 24
- Tirana 8 7 1 22-3 21
- Skënderbeu 7 5 2 15-8 14
- Partizani 8 4 4 12-15 12
- Vllaznia 8 3 5 12-15 10
- Teuta 7 3 4 10-13 9
- Elbasani 8 1 7 4-21 3
- Flamurtari 8 0 8 1-24 0