Vllaznia e volejbollit të femrave, e cila drejtohet nga volejbollistja e viteve 1980-1990, Sadije Goga, jo vetëm që i ka bërë një nisje të mirë kampionatit, por dje ka gjetur fitoren e dytë radhazi.
Pasi kanë mundur Skënderbeun në Korçë një javë më parë me rezultatin 3-2, dje Vllaznia ka mundur në fushën e saj 3-1, Lushnjën. Vajzat e reja të Vllaznisë me shumë talent kanë arritur një fitore të merituar, por që ka pasur vështirësinë brenda.
Gjë që e tregon dhe seti i dytë, i cili është fituar në pikët shtesë 29-27 nga Lushnja. Të parin Vllaznia e ka fituar me shifrat 25-21, të tretin 25-23 dhe të fundit 25-20 dhe krejt ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 3-1.
Vllaznia – Lushnja 3-1
(25-21, 27-29, 25-23, 25-20)
Vllaznia: Petëza, Zhivani, Molla, Picaku, Koçeku, Qershia, Vistaraj (L) / Kiri (L), A. Molla, Dodani, Çulaj, Gjethinaj. Trajnere: S. Goga
Lushnja: Xhyriu, A. Llupa, J. Gjermeni, Meta, E. Gjermeni, Gjika, Lena / Nexhipi, Xhoga, Kuqi, B. Gjermeni. I. Llupa. Trajnere: E. Allkanjari
Gjytarë: E. Zenullari, E. Dusha,(Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e dytë
(7-11 tetor 2016)
Të premten:
Partizani – Barleti Volej 0-3
Të shtunën:
Tirana – Elbasani 3-0
Skënderbeu – Teuta 0-3
Të martën:
Vllaznia – Lushnja 3-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 2 2 0 6-0 6
- Teuta 2 2 0 6-2 5
- Vllaznia 2 2 0 6-3 5
- Tirana 2 1 1 5-3 4
- Partizani 2 1 0 3-3 3
- Skënderbeu 2 0 2 2-6 1
- Lushnja 2 0 2 1-6 0
- Elbasani 2 0 2 0-6 0