AlbanianSport.com 10.04.2016 21:55
ASNN – Elbasani nuk ia del të fitojë qoftë edhe një set përballë Vllaznisë në volejboll për femra, ndërsa është mundur dje 0-3 në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”, në takimin e vlefshëm për javën e 14-të dhe të fundit të sezonit të rregullt.
Është për të ardhur keq që një skuadër si Elbasani me vajza të talentuara nuk ia del dot që të fitojë qoftë edhe një set për moral, ndonëse në 14 javët e deritanishme, ku ka korrur vetëm 2 fitore e ka pësuar 12 humbje, ka marrë 9 sete e ka humbu 36.
Sidoqoftë, në setin e parë të ndeshjes së djeshme, shkodranet fitojnë 22-25, ndërsa në të dytin 20-25. Gara është e fortë në setin e tretë, por në fund fiton Vllaznia 28-30 dhe krejt ndeshjen 0-3.
Pavarsisht fitores, vajzat kuqeblu të trajneres Sadije Goga nuk kanë arritur të sigurojnë vendin e 4-t që të çonte në “play-off”-in final për titullin “kampion” të këtij sezoni të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra.
ELBASANI – VLLAZNIA 0-3
(22-25, 20-25, 28-30)
ELBASANI: Kokuja, Zhorda, Shadini, Garunja, Faqolli, Kulla, Bella / Beshiri, Poroçani, Gjeli. Trajnere: R. Garunja
VLLAZNIA: Sh. Molla, Picaku, Peteza, Zhivani, Koçeku, Qershia, Rranza / A. Molla, Vistaraj, Kiri. Trajnere: S. Goga
GJYQTARË: E. Dusha, T. Zguri (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 14-të
(9 prill 2016)
Partizani – Teuta 0-3
Barleti Volej – Tirana 1-3
Skënderbeu – Flamurtari 3-0
Elbasani – Vllaznia 0-3
Renditja
Nr. Skuadra N F H Setet Pikë
- Tirana 14 13 1 40-4 39
- Barleti Volej 14 13 1 40-4 39
- Skënderbeu 14 10 4 30-16 28
- Teuta 14 6 8 23-26 20
- Vllaznia 14 6 8 21-26 18
- Partizani 14 6 8 18-28 18
- Elbasani 14 2 12 9-36 6
- Flamurtari 14 0 14 1-42 0