Gjergj Vyshka 05.12.2014 11:35
Në fitoren me Elbasanin, trajneri i korçareve, Romeo Xega, nuk është lejuar të ulet në pankinë në mbështetje të rregullores që ka Federata Shqiptare e Volejbollit për teknikët me licencë të kategorisë së parë. Në përfundim të ndeshjes, trajneri i Skënderbeut, Romeo Xega, do të deklaronte për Gazeta e Sportit: “E kam marrë ekipin në verë, ndërsa nga skuadra e parë kanë mbetur vetëm Bego, Kole, kurse të tjerat janë të gjitha vajza të reja.”
“Madje dy janë të datëlindjes 2000, Demiraj e Beshiri, që janë 14 vjeç, – ka vijuar ai. – Ajo që dua të them ka shumë bërryla, por unë i jam përkushtuar punës dhe objektivi është qëndrimi në grupin A1. Më duhet të falënderoj shefen e klubit, Tatjana Marash, e cila edhe atëherë kur nuk më kanë lejuar në pankinë ka qëndruar ajo.”
“Nuk është normale teksa, me përjashtim të trajnerëve të vjetër, të gjithë të tjerët qëndrojnë në bankinë me licencën e kategorisë së dytë. Vetëm mua nuk më lejojnë. S’e kuptoj, kanë muaj që thonë për kurs licencimi të trajnerëve, por po mbaron kampionati dhe s’është normale kjo situatë me mua. Megjithatë Skënderbeu mbijeton me forcat e veta”, – ka përfunduar trajneri i korçareve, Romeo Xega.