AlbanianSport.com 19/04/2018 16:35
ASNN – Roland Tarja, trajneri i Partizanit, në lidhje direkte pas ndeshjes tek RTSH Sport është shprehur i pakënaqur për paraqitjen e skuadrës së tij. “Mendoni ju, – thotë Tarja, -se kemi dominuar ndaj Barletit Volej. Përkundrazi unë jam i pakënaqur, sepse skuadra ishte nën tension dhe për rrjedhojë bëri gabime që mua nuk më përshtaten.”
“Fituam, por nuk ka përfunduar asgjë, ndërsa dhe ndeshja e tretë do të jetë e luftuar, – ka vijuar trajneri i të kuqeve kryeqytetase të rrjetës. – E treta, e vërteta? Ndoshta, por kemi shumë për të përmirësuar, sepse nuk mund të bëjmë gabime që na kushtëzojnë objektivin.”
“Duhet ta harrojmë se kemi fituar dy ndeshje dhe të hymë në fushën e lojës të shtunën me idenë se gjithçka nis nga e para, – ka theksuar ai në mbyllje. – Gjithnjë nëse duam të jemi “kampionë”.” Katër herë radhazi e ka mundur Partizani, Barletin Volej, me të njëjtin rezultat 3-1.
Një herë në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe tre herë në kampionat, dy prej të cilave janë në finalet e titullit kampion