AlbanianSport.com 19.04.2015 12:55
ASNN – Trajneri i Barleti Volej, Hasan Gurabardhi, ka përgëzuar familjen Duda për mbështetjen që ka ofruar ndaj klubit, si dhe të gjitha vajzat për kontributin në fitoren e titullit “kampion”. “Kemi mbyllur kështu një sezon fantastik”, – ka deklaruar ai duke folur pas ndeshjes.
“Asnjë ndeshje e humbur dhe të gjitha trofetë e mundshëm të fituar, – ka vijuar trajneri i universitareve. – Dua t’i falënderoj të gjitha vajzat, në veçanti familjen Duda që ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme, si dhe ka qenë shumë korrekte në arritjen e këtyre sukseseve.”
“Normalisht nuk e parashikoja kaq të lehtë sezonin, duke qenë se kishim edhe 2-3 mungesa nga një vit më parë, por që skuadra ka qenë e disiplinuar gjithë vitin, luajti në grup dhe e kurorëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Edhe për vitin e ardhshëm, ambiciet tona janë të njëjta, për më tepër që në radhët tona ka edhe shumë të reja të talentuara”, – ka përfunduar trajneri i Barleti Volej, Hasan Gurabardhi.