Volejboll – Femra / Tirana, shumë e fortë për Vllazninë, i bën presion kreut

Share Button

AlbanianSport.com 10/02/2019 17:55

ASNN – Skuadra e Tiranës në volejboll për femra, Tirana, mori një fitore me vlera në kuadër të javës së 8-të të kampionatit kombëtar të Kategorisë së Parë, Grupi A, pasi mposhti bindshëm Vllazninë me rezultatin 3-1. Ishte një ndeshje ku vajzat shkodrane fituan vetëm setin e dytë, kurse setet e tjera i dominoi me meritë Tirana. Kështu, vajzat bardheblu fituan setin e parë me shifrat 25-20, duke qenë gjatë gjithë kohës në epërsi dhe realisht e qartë në veprimet e tyre.

Duket se Tirana kishte bërë një fazë përgatitore cilësore dhe vajzat ishin me moral të lartë. Megjithatë, në setin e dytë shkodranet barazojnë 1-1, sepse e fitojnë setin me shifrat 25-21. U duk se loja mori një rrjedhë të papritur, por për të larguar hijet e dyshimit menduan vajzat kryeqytetase, të cilat e fituan setin e tretë me shifrat e thella 25-14. Vllaznia rivalizoi fort në setin e katërt dhe tentoi ta fitonte atë për ta cuar ndeshjen në setin final, por nuk ia doli.

Tirana e fitoi dhe këtë set me shifrat 25-23 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-1, duke marrë pikë të çmuara për renditjen. Me fitoren e djeshme ndaj Vllaznisë, Tirana shkon në kuotën e 18 pikëve, një më shumë se Partizani i vendit të katërt. Me këtë kuotë pikësh Tirana i bën presion Barletit Volej që ka 19 pikë, e pse jo dhe Mirditës që ka 21 pikë. Pra gara për titullin në këtë kategori është e hapur dhe mund të ketë surpriza në javët në vijim.

 

Tirana – Vllaznia       3-1

(25-20, 21-25, 25-14, 25-23)

 

Kampionati Kombëtar

i Volejbollit – Femra

 

Grupi A1

 

Java e 8-të

 

E shtunë, 9 shkurt 2019:

Teuta – Lushnja                    3-0

Skënderbeu – Partizani       0-3

Mirdita – Barleti Volej           3-2

Tirana – Vllaznia                   3-1

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Setet               Pikë

  1. Mirdita            8          7          1          23-6                21
  2. Barleti Volej   8          6          2          22-9                19
  3. Tirana             8          6          2          20-8                18
  4. Partizani        8          6          2          19-9                17
  5. Teuta              8          3          5          10-16                9
  6. Skënderbeu  8          2          6            7-19                6
  7. Vllaznia         8          2          6            8-21                5
  8. Lushnja         8          0          8            2-24                1

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

AlbanianSport.com 14/03/2024 13:35 ASNN – Shefja e Klubit Shumësportësh të Tiranës, Deborah Keçi,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh