Gjergj Vyshka 12.02.2017 18:35
Ditë e keqe për Tiranën në “Farie Hoti”, ndërsa në volejboll, si për femra, ashtu dhe për meshkuj, humbja është ulur “këmbëkryq”.
Në fakt për vajzat e trajnerit Adrian Gorenxa, edhe fati nuk ka qenë plotësisht me to, sepse Teuta i ka fituar 3 setet në pikët e fundit dhe në pikët shtesë.
Madje më flagranti ka qenë seti i katërt, që Tirana e ka udhëhequr deri në 18-9 e më pas një përmbysje e çuditshme.
Pas dy barazimeve 23-23, 24-24, Teuta ia del të shënojë pikët fituese të ndeshjes. Durrsaket kishin fituar setin e parë 26-24.
Por Tirana është kundërpërgjigjur në të dytin 25-18. 25-23 dhe 26-24 dhe 3-1 për Teutën.
Tirana – Teuta 1-3
(24-26, 25-18, 23-25, 24-26)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 8-të
(11 shkurt 2017)
Vllaznia – Skënderbeu 3-0
Lushnja – Barleti Volej 0-3
Partizani – Elbasani 3-0
Tirana – Teuta 1-3
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 8 8 0 24-3 23
- Partizani 8 6 2 20-9 19
- Teuta 8 6 2 21-9 18
- Tirana 8 4 4 16-13 13
- Vllaznia 8 5 3 16-14 13
- Lushnja 8 2 6 9-20 5
- Skënderbeu 8 1 7 7-22 5
- Elbasani 8 0 8 1-24 0