Volejboll – Femra / Tirana, një ansambël i aftë për të sfiduar për trofe

Share Button

Volejboll-Femra-Tirana-pushim-Gorenxa-2015

Gjergj Vyshka 18.12.2015 18:00

Bardheblutë e Gorenxës kanë konfirmuar se jo vetëm që janë ekip i kompletuar e kjo në të gjitha drejtimet, por janë skuadër e aftë për të rivalizuar “dhëmb për dhëmb” me Barletin Volej për çdo trofe. Për shkodranet duket se këtu përfundon misioni i tyre edhe pse u kualifikuan. Tirana në volejboll për femra është treguar një “zonjë e vërtetë shtëpie”, sepse e ka bërë gjithçka mirë për kalimin në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë pas ndeshjeve çerekfinale, të luajtura në Sallën Sportive “Farie Hoti” në kryeqytet.

Nuk ka lënë asnjë mëdyshje dhe asnjë diskutim për atë që po bënte, por duke e vlerësuar çdo ndeshje sikur të ishte finale ka luajtur me të gjitha resurset e saj më të mira. E për pasojë ka fituar pastër 3-0. Dje e ka pasur radhën Vllaznia për të provuar forcën e Tiranës, e cila këtë sezon nuk është më një skuadër që lufton vetëm të marrë pikë me bllok. Por mbi të gjitha ka shërbimin e fortë, si dhe sulmin e shpejtë në të gjithë gjatësinë e vijës së parë. Sepse duke pasur në skuadër lojtare si Blloku, Shkurti, Nezaj, Tuci, pa harruar Pirrën, një volejbolliste që po vjen duke e rritur lojën e saj, atëherë çdo kundërshtar do ta ketë të vështirë.

Dhe për rrjedhojë Tirana e sotme as më pak e as më shumë nuk ka diferenca të mëdha me Barletin Volejin, ndërsa është e aftë të ndeshet me të “dhëmb për dhëmb” për çdo trofe. Dhe kjo sigurisht që do ta bëjë më të bukur garën e volejbollit të femrave për sezonin 2015-2016. E tek Tirana bien në sy edhe lojtaret e stolit, që nga Agolli, apo Romina Meta, pse jo dhe Lasku, të cilat janë të afta të mbulojnë çdo gropë në ekip që mund të vijë nga mungesa e njërës prej titullarëve të shtatëshes së parë të formacionit. Sigurisht që i gjithë ky ansambël e ka një emër e ky është trajneri Gorenxa.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh