Volejboll – Femra / Tirana i prish Dinamos festën e Kupës “Admir Mulaj”

Share Button

Admir-Mulaj

Gjergj Vyshka 23.03.2016 16:35

Për hir të së vërtetës duhet pranuar se Dinamo ka luajtur me formacionin e saj të parë, atje ku ka rënë përsëri në sy e talentuara Eleni Lulo. Ndërkohë që Barleti Volej ka pasur të gërshetuar të rejat e Akademisë me lojtaret e ekipit të parë si Hasku, Zeqirllari, Xhelili, Shabaku, Celej. Tek Tirana, e cila është mbështetur krejtësisht tek të rejat e Rudina Omarit, ka spikatur Stela Agolli, e cila është pjesë e formacionit të parë të Adrian Gorencës.

Për rrjedhojë pikërisht kjo lojtare ka bërë diferencën në fushën e lojës, ndërsa të rejat e Tiranës kanë vërtetuar se jo vetëm që janë me meritë kampione në fuqi të të rejave, por mbi të gjitha një bazë e sigurt furnizuese për ekipin e parë. Në ndeshjen e parë, Dinamo ka fituar 2-0 me Barletin Volej, që hera-herës ka pasur kundërshtime edhe për vendimet e gjyqtarit Nurja. 25-22 dhe 25-20 dhe blutë e Nexhipit janë finalistët e parë të Kupës “Admir Mulaj”.

Ndërkohë në gjysmëfinalen e dytë atë mes Barletit Volej dhe Tiranës ka luajtur si pjesë e bardhebluve Natasha Hajdari (Muja), motra e Admir Mulaj. “Ne jemi të gjithë familje sportdashësish, – ka thënë ajo. – Mbi të gjitha unë kam luajtur volejboll me Valbonën dhe besoj se e kam sjellë një pjesë të asaj skuadre në këtë veprimtari. Faleminderit për këtë veprimtari kaq të bukur.” E në fakt Tirana ka bërë lojën e saj më të mirë, ndërsa i ka fituar dy setet 25-21 dhe 25-16.

Në finale tjetër histori, dukej sikur Tiranës i kishte mbaruar “sheqeri” dhe nuk kishte fuqi të përballonte Dinamon, e cila kishte pasur një kohë pushimi për finalen. Por s’ka ndodhur kështu. Tirana ka vrull dhe dëshirë. Ndaj dhe duke fituar dy setet 20-25 dhe 18-25 është fituese e finales dhe njëkohësisht e Kupës “Admir Mulaj”, që e ka marrë kapitenia Agolli.

Tufë me lule për skuadrën e Omarit, si dhe festimin nën ritmin e këngës “Ku ka si Tirona…”. Por në të njëjtën kohë edhe lot dëshpërimi tek Dinamo, që në një farë mënyre ishte mprehur të ishte ajo fituesja e Kupës “Admir Mulaj” si sponsori të veprimtarisë. Megjithatë e rëndësishme është se tifozët, apo sportdashësit u argëtuan në tribunën e vogël të “Niket Dardanit”.

E po kështu edhe duke qenë festa e Sulltan Nevruzit, si dhe tronditja e gjithë Evropës për terrorizmin që ndodhi në Bruksel e që mori përsëri jetë njerëzit, kjo Kupë e Volejbollit ishte përsëri një sinjal i qartë paqeje në vendin tonë. E në fakt duhet të jetë kështu, ndërsa përfundimisht Tirana e ka merituar Kupën “Admir Mulaj” në volejboll për femra.

 

Kupa “Admir Mulaj”

Volejboll – Femra

 

Dinamo – Barleti Volej         2-0

(25-22, 25-20)

Dinamo: Hani, Miraka, Demo, Nexhipi, Hasa, Shahaj, Lulo, Jangozi, Leka. Trajner: G. Nexhipi

Barleti Volej: Hasku, Zeqirllari, B. Xhelilaj, K. Xhelilaj, Shabaku, Celej, Brahimi. Trajner: G. Pirra. Gjyqtar: A.Nurja (Tiranë)

 

Barleti Volej – Tirana            0-2

(21-25, 16-25)

Barleti Volej: Hasku, Zeqirllari, B. Xhelilaj, K. Xhelilaj, Shabaku, Celej, Brahimi, Cuka, Bardhi, Drazhi, Podgokiç. Trajner: G. Pirra

Tirana: Agolli, Shira, Fusha, Kushi, Ahmetaj, Gjeçi, Loku, Prenfezaj, Terpollari, Guduni, Shehaj. Trajner: R. Omari

Gjyqtar: A. Nurja (Tiranë)

 

Dinamo – Tirana 0-2

(20-25, 18-25)

Dinamo: Hani, Miraka, Demo, Nexhipi, Hasa, Shahaj, Lulo, Jangozi, Leka. Trajner: G. Nexhipi

Tirana: Agolli, Shira, Fusha, Kushi, Ahmetaj, Gjeçi, Loku, Prenfezaj, Terpollari, Guduni, Shehaj. Trajner: R. Omari

Gjyqtar: A. Nurja (Tiranë)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh