Gjergj Vyshka 14.04.2016 15:20
Sa i përket ndeshjes, Skënderbeu luan mirë jo vetëm në mbrojtje dhe në pritjen e topit të parë, por dhe në sulm. E për rrjedhojë, edhe nëpërmjet gabimeve të Tiranës, arrin të shkëputet në epërsinë 5-1. Aq sa trajneri Gorenca detyrohet të marrë pushim për të shkundur të tijat. Mirëpo gjërat nuk ndryshojnë dhe, në dy pushimet teknike, Skënderbeu është në epërsi 4-8 dhe 10-16. Edhe pas pushimit korçaret luajnë mirë 10-17 e 11-18.
E këtu ndryshon rrjedha e lojës për mikeshat, sepse Grabocka ka pësuar një dëmtim në gju. Pavarsisht ndërhyrjes së masazhatorit të Tiranës, Sabahet Kastrati, deri në mpirje, lojtarja nuk është bërë më për lojë. Dhe Tirana nis përmbysjen graduale, duke filluar me 14-18, 18-21, 21-22 dhe barazim 24-24. Vajzat bardheblutë shënojnë edhe dy pikët e fundit në shtesë e seti i parë ka përfunduar 26-24. I dyti është gjithnjë me epërsinë e Tiranës, 8-7, 12-9, 16-14, 23-17 dhe në fund 25-20.
I treti deri në 16-11 është i mirë për Tiranën. Por ringjallet Skënderbeu që përmbys në 16-17, pastaj 20-21 e deri në 20-24. Mirëpo nuk vjen pika vendimtare për Skënderbeun për të shënuar atë pikë që do të fitohej seti i tretë. 22-24, 24-24 dhe në fund 26-24 dhe 3-0 për Tiranën, ndoshta në një humbje të pamerituar të korçareve. Sa u përket shifrave, pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes është Eleni Bego i Skënderbeut, me 20 pikë, e ndjekur nga Klonarda Nezaj e Tiranës me 19 pikë.
Në bllok ka dalë fitues Pirra e Tiranës me dy mure fituese, ndërsa në shërbim Blloku e Tiranës dhe Eleni Bego e Skënderbeut me tre të sakta, pasuar nga Shkurti e Nezaj të Tiranës, por dhe Shahu e Kole të Skënderbeut me dy. Në total në tre sete Tirana ka shënuar 77 pikë prej të cilave 57 pikë vetë, kurse 20 pikë kanë ardhur nga gabimet e korçareve. Në krahun tjetër Skënderbeu ka shënuar në tre sete 68 pikë prej të cilave 51 pikë vetë, kurse 17 pikë kanë ardhur nga gabimet e Tiranës.
Përfundimisht një fitore e zorshme e bardhebluve.
Tirana – Skënderbeu 3-0 (1-0)
(26-24, 25-20, 26-24)
Tirana: Hoxha, Pirra, Blloku, Shkurti, Nezaj, Tuci, Sejfullai (L)/Lasku, E.Meta, R.Meta Trajner: A.Gorenxa
Skënderbeu: Grabocka, Shahu, A. Bego (L), Kole, Demiraj, E.Bego, Beshiri / Nastaz. Trajnere: T. Marash
Gjyqtarë: R. Mujo (Tiranë), N.Dervishhasani (Elbasan)