Gjergj Vyshka 13.11.2016 18:05
Tirana e ka pasur një seancë stërvitore ndeshjen e fundit të fazës së parë ndaj Skënderbeut dje në sallën Nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Sepse korçaret për asnjë moment nuk kanë bërë rezistencë. 8-5, 13-6, 16-6 dhe përfundimi i setit të parë shënon shifrat 25-12.
Më i thellë i dyti, që është në shifrat 25-7. Kurse i treti, gjithnjë për Tiranën, është fotokopje e setit të parë në shifra, 25-12. Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes ka qenë Paloka (Shkurti), e Tiranës, me 17 pikë. Në bllok, ka dalë fituese Kushi, e Tiranës, me 4 mure të suksesshëm.
Kurse në shërbim, Gjokutaj (Sallaku), e Tiranës, me 4 rezultative, e pasuar nga Xhixha e Hoxha, me nga 3 të tilla. Në total, në 3 sete, Tirana ka realizuar 75 pikë prej të cilave 61 pikë vetë, kurse 14 pikë kanë ardhur nga gabimet e korçareve. Kurse Skënderbeu në 3 sete, realizoi 31 pikë, prej të cilave 22 pikë vetë.
Kurse 9 pikë kanë ardhur nga gabimet e bardhebluve, që dje nuk është se kanë falur shumë e kanë mbaruar punë shpejt.
Tirana – Skënderbeu 3-0
(25-12, 25-7, 25-12)
Tirana: Paloka (Shkurti), Sejfullai (L), Kokonozi (Hoxha), Xhixha, Kushi, Shira, Gjokutaj (Sallaku) / Hoxha. Trajner: A. Gorenxa
Skënderbeu: Shahu, Grabocka, Beshiri, Demiraj, Mujo, Potomi, Busho (L) / Nastaz, Jatagani. Trajnere: M. Shahu
Gjyqtarë: R. Kuka, G. Sakaj (Vlorë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 7-të
(12-14 nëntor 2016)
Të shtunën:
Barleti Volej – Vllaznia 3-1
Lushnja – Elbasani 3-0
Tirana – Skënderbeu 3-0
Të hënën:
Partizani – Teuta ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 7 7 0 21-3 20
- Teuta 6 5 1 17-5 15
- Partizani 6 4 2 14-8 13
- Tirana 7 4 3 15-10 13
- Vllaznia 7 4 3 13-14 10
- Lushnja 7 2 5 9-17 5
- Skënderbeu 7 1 6 7-19 5
- Elbasani 7 0 7 1-21 0