Volejboll – Femra / Tirana e bën si një ndeshje stërvitore me Elbasanin

Share Button

Volejboll-Femra-logo

AlbanianSport.com 20.03.2016 09:15

ASNN – Tirana e Adrian Gorenxës dje ka qenë në një ndeshje stërvitore me Elbasanin, e cila dukej se kishte ardhur si për shëtitje në kryeqytetin shqiptar. Fakti që trajneria Garunja nuk ka marrë asnjë pushim, përtej atyre teknik, ndërsa Tirana ka qenë gjithnjë në udhëheqje të rezultati tregon se Elbasani ka qenë i dorëzuar ende pa filluar lojë. Për bardheblutë dje kanë munguar Shkurti, Tuci dhe Lasku për të cilat duhet pranuar se skuadra nuk ka pasur nevojë.

Krahas Bllokut, Nezajt, Hoxhës, Pirrës e Sejfullait, në lojë kanë qenë motrat Meta, Agolli, Llaka. Përfundimet e seteve nuk kanë nevojë për koment, sepse janë në shifrat 25-6, 25-6, 25-11 dhe thuajse brenda një ore Tirana ka fituar pastër 3-0. Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes Nezaj me 18 pikë e ndjekur nga Agolli me 13 pikë. Në bllok ka dalë fituese Hoxha e Tiranës dhe Shadini i Elbasanit me 1 mur fituese.

Kurse në shërbim, atje ku Tirana ka marrë një shumicë pikësh, janë fituese Hoxha me 4 të sakta, pasuar nga Pirra me tre të sakta, si dhe Agolli e Nezaj me dy të sakta. Në total në tre sete Tirana shënoi 75 pikë prej të cilave 67 pikë vetë, kurse 8 kanë ardhur nga gabimet e Elbasanit. Në krahun tjetër Elbasani në tre sete realizoi 23 pikë prej të cilave 17 pikë vetë, kurse gjashtë pikë kanë ardhur nga gabimet e bardhebluve. Në total një ndeshje pa pikë shije, sepse Tirana luajti pa kundërshtar.

 

Tirana – Elbasani     3-0

(25-6, 25-6, 25-11)

Tirana: E. Meta, Sejfullai (L), Hoxha, Agolli, Pirra, Blloku, Nezaj / R. Meta, Llaka. Trajner: A. Gorenxa

Elbasani: Kokuja, Gjeli (L), Garunja, Faqolli, Shadini, Kulla, Zhorda / Beshiri, Cërriku. Trajnere: R. Garunja

Gjyqtarë: K. Husi, E. Preka (Tiranë)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh