Gjergj Vyshka 06.12.2014 21:20
E lehtë dhe e shpejtë ka qenë edhe fitorja e Teutës, e cila për një orë e ka përfunduar ndeshjen me rezultatin 3-0 ndaj Elbasanit. Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes është Smajlaj e Teutës me 11 pikë, e ndjekur nga Zakova e Teutës dhe Faqolli e Elbasanit me 10 pikë.
Në bllok ka dalë fituese me nga dy të tilla janë Borshi e Teutës dhe Faqolli e Elbasanit, kurse në shërbim me nga tre rezultative janë Gashi e Teutës dhe Garunja e Elbasanit. Në total Teuta ka shënuar 75 pikë, prej të cilave 59 vetë, kurse 16 kanë ardhur gabimet e Elbasanit.
Në krahun tjetër, Elbasani ka shënuar 56 pikë, prej të cilave 33 vetë, kurse 23 kanë ardhur nga gabimet e Teutës. Në përfundim Barleti Volej e Teuta janë finalistet e Kupës së Shqipërisë, që kualifikohen nga grupi A.
Ndërsa grupi B, ku do të përballen me njëra-tjetrën Tirana, Partizani, Vllaznia dhe Apolonia, i zhvillon ndeshjet gjatë periudhës 3-ditore 11 dhjetor-13 dhjetor 2014.
Teuta – Elbasani 3-0
(25-18, 25-18, 25-20)
Teuta: Gashi, Llupo (L), Zakova, Dallupi, Smajlaj, Borshi, Begiç/Çerpja, Jahja (L). Trajner: E. Jazenxhiu
Elbasani; Faqolli, Zakova, Kokuja, Shadini, Garunja, Salla, Gjeli (L) / Gjini, Poroçani, Gjini. Trajnere: R. Garunja
Gjyqtarë: K. Agolli, R. Omari (Tiranë)