Gjergj Vyshka 07.03.2017 12:30
Refet Kasmi, shefi i financës së Federatës Shqiptare të Volejbollit, nuk pranon që t’i ketë dhënë leje 3 lojtareve të Flamurtarit, të cilat janë të ndëshkuara me kartonë të kuq. Bëhet fjalë për Isakajn, Gucin dhe Gjonin.
Sipas Kasmit, gjithçka e thënë nga Vlora nuk është e vërtetë. “Së pari, – thotë Kasmi për “Sport Ekspres”, – të 3 lojtaret nuk kanë luajtur, sepse kanë licencat në Federatën Shqiptare të Volejbollit.”
“E duhet të paguajnë për kartonin e kuq për t’i marrë ato, – ka vijuar ai. – Së dyti unë kam protokollin përpara dhe nuk kanë luajtur e gjyqtarët e ndeshjes kanë zbatuar pikë për pikë rregulloren.”
“Kështu që gjithçka e thënë nga Flamurtari është trillim, sepse nuk kam dhënë leje që ato të luajnë dhe nuk janë aktivizuar pa paguar për kartonin e kuq e pa marrë licencën”, – ka përfunduar shefi i financës në Federatën Shqiptare të Volejbollit, Refet Kasmi.