Gjergj Vyshka 22.02.2016 13:20
Skënderbeu në volejboll për femra ka “betonuar” vendin e tretë në renditje, ndërsa dje ka befasuar me atë fitore në Durrës përballë Teutës vendëse. Korçaret e kanë nisur mirë ndeshjen, ndërsa kanë fituar setin e parë 19-25.
Në të dytin, në një luftë pa kompromis mes ekipeve, është Teuta që fiton në pikët shtesë 28-26. Dhe duket sikur skuadra e Jazenxhiut ka marrë frymë, sepse arrin të fitojë setin e tretë 25-18.
I katërti mes dëshirës për ta mbyllur shpejt ndeshjen Teuta, apo dhe Skënderbeut për ta çuar në finale, ka anuar nga korçaret. Kanë fituar 28-26 dhe më pas kanë arritur të marrin dhe setin e 5-të e të ikin nga Durrësi me dy pikë të çmuara.
Ajo që mund të thuhet tani është fakti se tre skuadra si Partizani, Vllaznia e Teuta luajnë për një vend në “play-off”, sepse Barleti Volej, Tirana dhe Skënderbeu duket se i kanë fituar pozicionet e tyre.
Teuta – Skënderbeu 2-3
(19-25, 28-26, 25-18, 26-28, 10-15)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 8-të
(20-21 shkurt 2016)
Të shtunën:
Barleti Volej – Elbasani 3-0
Vllaznia – Partizani 3-0
Flamurtari – Tirana 0-3
Të dielën:
Teuta – Skënderbeu 2-3
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 8 8 0 24-1 24
- Tirana 8 7 1 22-3 21
- Skënderbeu 8 6 2 18-10 16
- Partizani 8 4 4 12-15 12
- Vllaznia 8 3 5 12-15 10
- Teuta 8 3 5 12-16 10
- Elbasani 8 1 7 4-21 3
- Flamurtari 8 0 8 1-24 0