Volejboll – Femra / Skënderbeu mund në nisje Vllazninë me shifrat 3-1

Share Button

Volejboll-Femra-Skenderbeu-garrumull

AlbanianSport.com 12.10.2014 17:05

ASNN – Skënderbeu e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë kampionat të ri kombëtar, teksa ka mposhtur dje në Korçë, Vllazninë me rezultatin 3-1. Ka qenë një nisje e mirë për korçaret, pasi mund të themi që nga Skënderbeu janë larguar më shumë se katër lojtare titullare dhe përbërja e tanishme është krejtësisht me vajza të reja dhe me trajnerin e ri, Romeo Xega.

Ndeshja ka qenë e bukur dje në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla”, teksa ka pasur rreth 500 tifozë të pranishëm. Korçaret, me moshën më të re të gjitha ekipeve të këtij sezoni, në dy setet e para tregohen më të sakta, ku vlen të theksohet loja në grup. 25-20 dhe 25-15 janë rezultatet e dy seteve të para, ndërkohë që në setin e tretë ndihet lodhja e vendaseve dhe shkodranet përfitojnë duke e fituar këtë set 25-17.

Seti i katërt i ndeshjes komandohet nga fillimi deri në fund nga volejbollistet korçare që e fitojnë 25-21 dhe krejt takimin 3-1.

 

Skënderbeu – Vllaznia        3-1

(25-20, 25-15, 17-25, 25-21)

 

Skënderbeu: Bego, Kole, Grabocka, Nasto, Male, Dhimitri / Potomi, Demiraj, Zguri, Kita, A. Bego. Trajner: R. Xega

Vllaznia: Gjelaj, Molla, Picaku, Peteza, Zhivani, Koçeku / Doda, Bujaj, Vistakaj. Trajnere: S. Goga

Gjyqtarë: N. Dervishasani, A. Agushi (Elbasan)

 

Kampionati Kombëtar

i Volejbollit – Femra

 

Java e parë

(11 tetor 2014)

 

Skënderbeu – Vllaznia                    3-1

Flamurtari – Partizani                       0-3

Tirana – Studenti                              3-0

Teuta – Barleti Volej                         1-3

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Setet               Pikë

  1. Partizani 1          1          0          3-0                  3
  2. Tirana 1          1          0          3-0                  3
  3. Barleti Volej 1          1          0          3-1                  3
  4. Skënderbeu 1          1          0          3-1                  3
  5. Teuta 1          0          1          1-3                  0
  6. Vllaznia 1          0          1          1-3                  0
  7. Flamurtari 1          0          1          0-3                  0
  8. Studenti 1          0          1          0-3                  0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

AlbanianSport.com 14/03/2024 13:35 ASNN – Shefja e Klubit Shumësportësh të Tiranës, Deborah Keçi,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh