AlbanianSport.com 13.12.2015 12:20
ASNN – Flamurtari vijon të shënojë sërish rezultate negative, ndërsa dje është mundur nga Skënderbeu në Vlorë.
Dhe për rrjedhojë qëndrimi i kësaj skuadre në nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar në Volejboll për Femra e parë duket i vështirë.
Që të mbijetojë kjo skuadër duhet të ndërhyjë fort në merkato. Takimi i Vlorës është dominuar totalisht nga Skënderbeu, i cili ka arritur të fitojë pastër 3-0.
Flamurtari është përpjekur deri diku në setin e dytë, por ka qenë e pamundur edhe për shkak të mungesës së eksperiencës. Ndaj Skënderbeu ka fituar pastër 3-0.
Flamurtari – Skënderbeu 0-3
(16-25, 18-25, 18-25)
Flamurtari: Çaushi, Mezini, M. Isakaj, Petriti, Mehmeti, R. Isakaj, Tafili / Malaj, Mali, Kamberi. Trajner: T. Driza
Skënderbeu: Kole, Grabocka, Bego, Beshiri, Demiraj, Nasto, Male / Nastasi, Zguri, Kostadori. Trajner: T. Marashi
Gjyqtarë: M. Kondakçi, A. Nuri (Lushnjë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 7-të
(12 dhjetor 2015)
Tirana – Barleti Volej 1-3
Flamurtari – Skënderbeu 0-3
Teuta – Partizani 1-3
Vllaznia – Elbasani 3-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 7 7 0 21-1 21
- Tirana 7 6 1 19-3 18
- Skënderbeu 7 5 2 15-8 14
- Partizani 7 4 3 12-12 12
- Teuta 7 3 4 10-13 9
- Vllaznia 7 2 5 9-15 7
- Elbasani 7 1 6 4-18 3
- Flamurtari 7 0 7 1-21 0