Gjergj Vyshka 15.05.2016 13:00
Shqipëria e volejbollit të femrave, e cila përgatitet për të luajtur në Ligën e Evropës, teksa nga data 3, deri më 5 qershor 2016 do të jetë në Poloni dhe, nga data 17, deri më 19 qershor 2016 në Durrës, e ka humbur mbrëmë miqësoren me Malin e Zi.
3-1 ka qenë rezultati në favor të malazezeve, ndërsa pikët e seteve kanë qenë përkatësisht 25-21, 25-27, 25-12 dhe 25-15. Në këtë ndeshje trajneri Martiro ka aktivizuar Bicin, Thakë, Tucin, Fagun, Karamuçë, Çaushajn, Matoshin, Bllokun, Nezajn, Arjola Prengën, Meçorapojn, Sejfullain, Kolen dhe Brahon.
Sot përfaqësuesja e Shqipërisë në volejboll për femra të zhvillojë pasdite një ndeshje të dytë miqësore me Malin e Zi, një tjetër rast i mirë ky për trajnerët Martiro dhe Tarja për të kolauduar edhe më tej skuadrën.
Ndërkohë, sipas Federatës Shqiptare të Volejbollit, pritet që për vajzat e rrjetës të ketë edhe ndeshje të tjera miqësore para nisjes së Ligës së Evropës, ku do të jenë përballë Polonisë, Bjellorusisë e Sllovakisë.