Gjergj Vyshka 20.12.2016 10:50
Për shkak të ngarkesës në aktivitete në fund të vitit me klubet nuk i janë përgjigjur thirrjes Sava Thaka, Ariola Prenga, Sindi Marina. “Por kemi lojtare të reja duke menduar perspektivën e kësaj përfaqësueseje”.
Volejbolli shqiptar nuk njeh pauzë, ndërsa dje në sallën Nr.2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” është grumbulluar kombëtarja e femrave nën drejtimin e trajnerëve Altin Martiro dhe Rolanda Tarja.
Kjo kombëtare, në këtë grumbullim të parë, ka pasur dhe vëmendjen e presidentit të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, zëvendëspresidentit Dashamir Brari dhe sekretari të përgjithshëm Albens Vokopola.
E vërteta është se kjo përfaqësues do të marrë pjesë në një turne miqësor që do të mbahet në Luksemburg, nga data 29 dhjetor 2016, deri më 2 janar 2017, ndërsa do të jetë përballë përfaqësueses vendëse, Lihtenshtejnit dhe Norvegjisë.
Dhe sipas trajnerit të kombëtares shqiptare në volejboll për femra, Altin Martiro, qëllimi është përgatitja e një kombëtareje të denjë për të marrë pjesë majin e ardhshëm në Ligën e Evropës.
Lista e lojtareve të ekipit kombëtar femra të grumbulluara për turneun miqësor të fundvitit në Luksemburg:
Selentana Nanaj (Itali), Ergysa Blloku (Partizani), Enxhi Gongu (Partizani), Esmeralda Tuci (Partizani), Maria Sade (Greqi), Xhenifer Pirra (Partizani), Joana Kushi (Tirana), Sara Hasku (Barleti Volej), Kejsi Matraku (Partizani), Fatbardha Picaku (Barleti Volej), Rigelta Hysaj (Itali), Enada Yzeiraj (Itali), Dajana Karamuça (Greqi), Erblina Bici (Itali), Amela Qershia (Vllaznia)
Trajnerë: Altin Martiro, Roland Tarja