AlbanianSport.com 14/08/2018 14:20
ASNN – Shqipëria e volejbollit të femrave, mesditën e së hënës, ka nisur udhëtimin e gjatë me autobus për të mbërritur vetëm të martën pasdite në Zagreb, atje ku dhe do të luhet ndeshja e parë eliminatore e Kampionatit Evropian ndaj Kroacisë. Një ndeshje, e cila të mërkurën në ora 18:00 do të vijë drejtpërsëdrejti në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar.
Para nisjes për në Zagreb, trajneri i kombëtares së volejbollit të femrave, Altin Martiri, ka folur për përgatitjet e bëra për këtë takim, duke thënë se skuadra është gati. Erblira Bici do të jetë fjala kryesore e sulmit shqiptar, ndërsa një gjë të tillë e ka bërë dhe në Ligën e Evropës, por dhe në Lojërat Mesdhetare. Për Martirin nuk është gjë e panjohur që do të mund ta zgjidhi gjithçka Bici, por do të jetë e vështirë.
Mirëpo mund të ndodhë si më 23 maji, atje ku Austria në sallën sportive “Feti Borova”, pasi bllokoi Bici, për Ligën e Evropës ka fituar 3-0. Veçse Martiri ka dhe strategji të tjera për të qenë krejtësisht ndryshe ndaj Kroacisë. Dhe duke nisur nga Kroacia e deri në përfundim të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian, të cilat do të jenë më 9 janar të vitit të ardhshëm, objektivi i kombëtares së femrave është vetëm një, kalimi në turin tjetër.