Volejboll – Femra / Shqipëria, fitorja sa pranë, po aq larg me Poloninë…!

Share Button

Volejboll-Femra-POL-ALB-3-1-Prenga-gezim

AlbanianSport.com 03.06.2016 09:20

ASNN – Pavarsisht se është mundur 1-3 në takimin e parë të vlefshëm për Ligën e Evropës, Shqipëria e volejbollit të femrave ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në rikthimin e saj në arenën ndërkombëtare. Një skuadër që ka ndërthurur disa nga lojtaret më të spikatura shqiptare që luajnë jashtë, me më të mirat e volejbollit vendas, premton ta rikthejë përsëri rrjetën shqiptare në nivele të respektueshme.

Kështu, Shqipëria e volejbollit të femrave është rikthyer pas disa vitesh mungesë në arenën ndërkombëtare dhe vetëm fati dhe episodet i kanë mohuar fitoren në takimin e parë të vlefshëm për grupin e saj në Ligën e Evropës, pasi është mundur 1-3 nga Polonia.

Një skuadër që ka ndërthurur disa nga volejbollistet më të spikatura shqiptare që luajnë jashtë, të tilla ai motrat Prenga, Amarilda dhe Arjola, Matoshi apo Sindi Marina, me më të mirat e volejbollit vendas, të tilla si Erblina Bici, Esmeralda Tuci, Ergysa Blloku, Klonarda Nezaj, Sava Thaka, Xhozi Sejfullai e të tjera, e ka nisur mjaft mirë ndeshjen, duke e fituar setin e parë 25-21.

Polonia kundërpërgjigjet në të dytin, duke e fituar atë 25-16, ndërsa dy setet e tjera kanë qenë një betejë e vërtetë. Polaket marrin të tretin 27-25, ndërsa i katërti, i cili e ka parë Shqipërinë të ishte disa herë pranë fitores, u ka rrëshkitur nga duart vajzave kuqezi, të cilat e humbin atë 25-27, dhe gjithë ndeshjen 1-3.

Pavarsisht humbjes, ka qenë një paraqitje mjaft e mirë e vajzave kuqezi, të cilat luajnë sot ndeshjen e dytë me Sllovakinë.

 

Poloni – Shqipëri                              3-1

(21-25, 25-16, 27-25, 27-25)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh