Gjergj Vyshka 30.12.2016 07:00
Shqipëria e volejbollit të femrave e ka nisur me humbje mbrëmë turneun miqësor në Luksemburg, quajtur ndryshe “Novotel Cup”. Në përballjen me Norvegjinë, vajzat kuqezi tonat kanë bërë rezistencë, por jo aq sa për të përmbysur. Norvegjezët i kanë fituar dy setet e para 25-19 dhe 25-21.
Kuqezinjtë nuk dorëzohen dhe duke qenë në udhëheqje të rezultatit ia kanë arritur që të fitojnë setin e tretë 17-25. Madje dhe në të katërtin kanë qenë në udhëheqje deri në 19-21. Ka barazuar Norvegjia në 21-21 dhe më pas në epërsi 24-21. Afrohen tonat deri në 24-23.
Por në fund vjen pika e nevojshme e Norvegjisë, që fiton 25-23 dhe krejt ndeshjen 3-1. Një paraqitje dinjitoze, të cilën dhe presidenti Pëllumbi e donte me fitore për të marrë trofeun, por që nuk është konkretizuar dot. Sonte, në ora 18:00, përballë Luksemburgut, kurse të shtunën në ora 10:00 ndaj Lihtenshtejnit, për të bërë “Gëzuar” 2016!.
Norvegji – Shqipëri 3-1
(25-19, 25-21, 17-25, 25-23)