Gjergj Vyshka 12.03.2016 19:35
Më së fundi, gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra kanë sjellë në sallën Nr. 2 edhe trajnerët e kombëtares.
Bëhet fjalë për trajnerin Altin Martiro dhe ndihmësin e tij Roland Tarja, të cilët kanë premtuar se shumë shpejt do të nisin dhe nga seleksionimet, ndërsa Shqipëria e femrave do të jetë pjesëmarrëse në Ligën e Evropës.
Atje ku, nga data 3, deri më 5 qershor 2016, në Poloni, dhe data 17, deri më 19 qershor 2016, në Shqipëri do të jenë përballë polakeve, bjelloruseve dhe sllovakeve. Nuk ka munguar as Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Albens Vokopola.