AlbanianSport.com 20/10/2018 15:25
ASNN – Kampionatit Botëror i Volejboll për Femra ka ulur sot siparin në Japoni, duke kurorëzuar Serbinë si kampione të re të botës. Serbet mposhtën Italinë në një betejë epike në 5 sete, ndërsa Kina mori vendin e 3-të, pasi mposhti në 3 sete Holandën.
Ka qenë një “derbi” evropian përballja finale për më të mirën e botës, aty Serbia ka triumfuar ndaj Italisë dhe ka rrëmbyerr trofeun e çmuar, teksa Kampionatit Botëror të Volejboll për Femra ka ulur siparin të dielën në Japoni.
Në ndeshjen e luajtur në mesditë me orën e Evropës, janë italianet që e marrin setin e parë, 25-21, por serbet kundërpërgjigjen fort në setin e dytë, të cilin e fitojnë me rezultatin e thellë, 25-14.
“Axurret” rikthehen të marrin të 3-tin 25-23, por po kështu bëjnë edhe serbet, që marrin të 4-tin 25-19, por, më pas dhe të pestin 15-12 dhe gjithë ndeshjen 3-2. Kështu, Serbia është shpallur kampione e botës në volejboll për femra.
Ballkanaset e bënë këtë pas fitores dramatike që arritën ndaj Italisë në finale me rezultatin 3-2 (21-25, 25-14, 23-25, 25-19, 15-12), duke marrë edhe medaljen e artë dhe trofeun botëror.
Një triumf i vështirë i kombëtares serbe, që edhe pse u gjend dy herë në disavantazh në finale ndaj volejbollisteve “azure”, arriti të rikuperojë dhe të triumfojë në setin final, duke ngritur lart trofeun e kampionit të botës.
Medalja e argjendit për Italinë, që shpresoi deri në fund, por nuk ia doli dot mbanë të përsëriste rezultatin e 16 viteve më parë, por pa sukses, pasi Serbia, medalje argjendi në “Rio 2016” dy vite më parë, këtë herë merr të artën.
Në finalen e vogël, atë për vendet 3-4, triumfoi kombëtarja e Kinës, që mundi 3-0 (25-22, 25-19, 25-14) Holandën, duke marrë medaljen e bronzit. Ky Botëror i volejbollit për femra u zhvillua për 2 javë me radhë në Japoni.