Volejboll – Femra / Sava Thaka rrëfen përvojën polake: Pozitive për mua (II)

Share Button

Gjergj Vyshka 10.01.2017 07:00

Volejbollistja e KSZO Ostroviecit, Sava Thaka mungoi në kombëtaren e femrave në turneun e Luksemburgut, sepse kishin ndeshje në kampionat: “Jam shumë e kënaqur që jam pjesë e këtij ekipi, një eksperiencë që ia vlen”,  – ka thënë ajo.

I ka ardhur keq që nuk ka qenë me kombëtaren në turneun e Luksemburgut, sepse më 30 dhjetor 2016 dhe 4 janar 2017, KSZO Ostroviec ka pasur ndeshje të rëndësishme në kampionatin polak të volejbollit të femrave.

Por, megjithatë, ka mbetur e kënaqur për rezultatet që përfaqësuesja arriti atje, ndërsa i ka uruar rritjen e mëtejshme volejbollit shqiptar si në rang kombëtaresh, ashtu dhe klubesh.

Ja dhe intervista e saj për “Sport Ekspres”, të cilën AlbanianSport.com jua sjell në dy pjesë dhe dje ishte pjesa e parë, ndërsa sot, e dyta.

 

…vijon nga dje

 

– Si ka qenë në numër statistikor aktivizimi si titullare dhe cili pozicioni i skuadrës në renditje?

– Këtë pjesën e statistikave nuk e di, por kam luajtur në shumicën e ndeshjeve në kampionat. Ne aktualisht jemi në vendin e 11-të në një kampionat të fortë me 14 skuadra.

 

– …dhe gjithçka është brenda objektivave, apo ka pasur pretendime më të mëdha klubi?

– Niveli i kampionatit në Poloni është shumë i lartë. Mund të them që vjet ky ekip e mbylli sezonin në vendin e fundit dhe këtë sezon ka ngritje në tabelën e renditjes. Kështu që kjo është shenjë e mirë. Akoma nuk ka mbaruar asgjë, kemi ende ndeshje për të luajtur në kampionat dhe gjithçka mund të ndryshojë deri në fund. Gjithnjë me pretendimin për t’u ngjitur më lart.

 

– Po në Kupën e Polonisë çfarë ndodh me skuadrën tuaj?

– Në fund të janarit i kemi këto ndeshje sigurisht duke pretenduar që të bëjmë më të mirën.

 

– Ndërkohë në dhjetor kombëtarja e volejbollit të femrave në fund të dhjetorit ishte në turneun e Luksemburgut. Ju erdhi keq që nuk ishit pjesë e tij?

– Më erdhi vërtetë shumë keq që nuk isha, të them të drejtën për këtë gjë. Por, për fatin tim të keq e njëkohësisht dhe përfaqësueses, ne kishim ndeshje më 30 dhjetor dhe më pas edhe më 4 janar. E për rrjedhojë trajneri u detyrua të thoshte jo, sepse ishin ndeshje të rëndësishme për ne. Ndihem shumë e lumtur që volejbolli shqiptar dhe kombëtarja e femrave arriti rezultate të mira në Luksemburg.

 

– Së fundi, një mesazh për të gjithë volejbollin shqiptar…

– I uroj më të mirat dhe të rritet cilësisht dhe në rezultat jo vetëm në rang përfaqësuesish, por dhe si klube, sepse kemi nevojë të jemi dhe ne në nivele të larta në Evropë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh