Gjergj Vyshka 26.05.2016 12:05
Sindi Marina, organizatorja e ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por së fundmi dhe Amarilda Prenga kanë qenë lojtaret e fundit që i janë bashkuar skuadrës kuqezi. Në fakt pritet edhe një lojtare e lirë, ndërsa pas dy ndeshjeve miqësore me Malin e Zi, të cilat janë humbur 1-3 dhe 0-3, kuqezinjtë janë duke shtuar ritmet e punës.
Nga data 3, deri më 5 qershor 2016, stacionin e parë të Ligës së Evropës do ta kenë në Poloni, atje ku do të jenë përballë skuadrës vendëse, Bjellorusisë dhe Sllovakisë. E më pas kthimi do të jetë në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, nga data 17, deri më 19 maj 2016.
Ndërkohë vijon përgatitjet edhe skuadra kombëtare e meshkujve, e cila nën drejtimin e trajnerit Jani Melka, nga data 27, deri më 28 maj 2016, do të ketë dy ndeshje miqësore ndaj Malit të Zi. Stacionin e parë të Ligës së Evropës do ta ketë nga data 10, deri më 12 qershor në Varna të Bullgarisë dhe të dytin, nga data 17, deri më 19 qershor në Shkup të Maqedonisë.
Përtej këtij dënimi të Brahos, pritet dhe shpresohet nga drejtuesit më të lartë të Federatës Shqiptare të Volejbollit një përfaqësim dinjitoz si për meshkuj, ashtu dhe për femra.