Gjergj Vyshka 04.10.2015 08:45
Rusi-Holandë, në volejboll për femra, do të jetë finalja e Kampionatit Evropian, e cila do të zhvillohet sonte në mbrëmje në Roterdam. Holandezet, edhe duke pasur mbështetjen maksimale të tifozëve, që kishin mbushur plot Pallatin e Sportit në Roterdam.
Holandezet e kanë dominuar plotësisht ndeshjen, ndërsa e kanë fituar atë thellësisht, 3-0, teksa i kanë marrë tre setet 22-25, 18-25, 26-28. Në të tretin Turqia ka tentuar të kthejë rezultatin, por pikërisht në pikët shtesë është dorëzuar.
Ndërkohë në gjysmëfinalen tjetër, atje ku kampionia në fuqi Rusia ka pritur Serbinë, konsideruar ndryshe si një finale e parakohshme, kanë fituar pretendentët kryesor për titull 3-1.
Ruset kanë fituar dy setet e para 23-25, por më pas ka kthyer Serbia, 25-21. Por në të katërtin Rusia nuk ka falur më dhe 22-5 dhe 3-1. Finalja Holandë-Rusi luhet sonte në mbrëmje në Roterdam.
Kampionati Evropian
i Volejbollit – Femra
“Holandë-Belgjikë 2015”
Gjysmëfinalet:
Turqi – Holandë 0-3
Serbi – Rusi 1-3
Finalja:
Holandë – Rusi