Gjergj Vyshka 27.09.2016 07:55
Pas Gramshit në volejboll për meshkuj, tashmë dhe Studentinë volejboll për femra është tërhequr nga kampionati. Nëse në rastin e Gramshit tërheqja nga gara është bërë se nuk kanë pasur fonde financiare për të pasur kalimin e 4 lojtarëve nga Elbasani në një shumë prej 80.000 lekësh të rinj, tek Studenti ka ndodhur fenomeni i shkrirjes së ekipit të të rriturave.
Këtë e konfirmon dhe shefi i klubit shumësportësh “Studenti”, Blendi Nallbani. Mirëpo kur kampionati i meshkujve ka mbetur me 9 skuadra dhe ai i grupit A2 në volejboll për femra ka mbetur me 5 ekipe, aq më tepër që edhe kalendaret e sezonit 2015-2016 janë bërë duke llogaritur Gramshin në volejboll për meshkuj dhe Studentin në volejboll për femra, kjo tërheqje e këtyre dy ekipeve nuk ka tingëlluar mirë tek drejtuesit e Federatës Shqiptare të Volejbollit.
Nëse gjërat do të ishin në rregull në javën e parë të volejbollit të meshkujve do të ishte Gramshi-Vllaznia dhe në atë të femrave A2, në ora 11:00 në “Asllan Rusi”, Studenti-Divjaka. “Të gjitha materialet do t’i kalojnë Komisionit të Disiplinës e sipas rregullores qoftë Gramshi, por dhe Studenti, që kishin parashikuar pjesëmarrjen dhe kalendarët janë bërë me to, do të gjobiten për këtë tërheqje të pajustifikuar nga gara”, – ka përfunduar Pëllumbi.