Gjergj Vyshka 19.03.2017 20:25
Edhe pse ishte derbi dhe kryesfidë për volejbollin e femrave, Tirana-Partizani ka nisur vetëm me një gjyqtar.
Gjithçka e ka bërë kryesori Eduard Preka, që nga vendosjet e skuadrave në fushë, akordimin e pushimeve, ndonëse në një moment ka pasur keqkuptim me trajnerin e Tiranës, Gorenxa.
E kjo derisa ka mbërritur gjyqtari i dytë Çaush Kojku, teksa ishte në fushë kur rezultati në setin e parë ishte 12-11 për Tiranën. Ndodh në volejbollin shqiptar…