Volejbollistet e Vllaznisë e kanë ndalur udhën e fitoreve të tyre. Pas një prezantimi mjaft të mirë në javët e para të kampionatit, duke arritur rezultate pozitive, jo vetëm në Shkodër, por edhe në fushat kundërshtare, këtë javë janë frenuar nga Tirana.
Një fitore kjo e merituar e volejbollisteve bardheblu, të cilat, të drejtuara nga trajneri Adrian Gorenxa, kanë qenë superiore gjatë të gjithë takimit. Referuar ecurisë së lojës, me nisjen e mirë që i bënë takimit volejbollistet shkodrane të drejtuara nga trajneria Sadije Goga u duk se do të vijonin të korrnin sukses edhe në këtë javë.
Por nuk ka ndodhur kështu, pasi vendaset nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë lojës së organizuar të mikeshave nga Tirana. Me të njëjtin rezultat 21-25 i kanë fituar ato dy setet e para e më pas të tretin 20-25 dhe 0-3.
Vllaznia – Tirana 0-3
(21-25, 21-25, 20-25)
Vllaznia: Petëza, Sh. Molla, Zhivani, Koçeku, Picaku, Qershia, A. Molla / Vistaraj (L), Kiri (L), Dodani, Sulaj, Gjethinaj. Trajnere S. Goga
Tirana: Paloka (Shkurti), Kokonozi (Hoxha), Sejfullai (L), Xhixha, Gjokutaj (Sallaku), Meta / Kushi, Hoxha, Shehi, Shira. Trajner: A. Gorenxa
Gjyqtarë: E. Zenullari, E. Zguri (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 6-të
(5 nëntor 2016)
Vllaznia – Tirana 0-3
Skënderbeu – Partizani 0-3
Lushnja – Teuta 0-3
Elbasani – Barleti Volej 0-3
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 6 6 0 18-2 17
- Teuta 6 5 1 17-5 15
- Partizani 6 4 2 14-8 13
- Tirana 6 3 3 12-10 10
- Vllaznia 6 4 2 12-11 10
- Skënderbeu 6 1 5 7-16 5
- Lushnja 6 1 5 6-17 2
- Elbasani 6 0 6 1-18 0