Volejboll – Femra / Poloni-Shqipëri 2-3, radiografia e një premtimi të madh

Share Button

Volejboll-Femra-ALB-POL-3-2-sulm-arjola-prenga-prapa

Gjergj Vyshka 18.06.2016 15:25

Seti i parë i duelit Poloni-Shqipëri luhet pikë më pikë, sepse në pushimin e parë teknik janë vajzat kuqezi në epërsi, 8-7. Në të dytin Polonia 15-16. 19-21 për mikeshat. Disa barazime radhazi dhe, në fund, fiton Polonia 23-25. Në setin e dytë Shqipëria nuk lëshon për asnjë çast. 8-4, 16-11, 21-19 dhe, në fund, 25-21. Seti i tretë është maratonë, sepse ka disa barazime radhazi deri në 29-29 dhe në pikët shtesë janë vajzat e Martiros që fitojnë.

I katërti e bën Poloninë që të mos lëshojë në asnjë cep derisa fiton 25-18. Në finale kryesojnë polaket 3-5, kthejnë shqiptaret në 10-9. Shqipëria është epërsi avantazh 12-11 dhe pas barazimeve 12-12, 13-13, fati është me të. Shënohen dy pikët e fundit dhe 15-13 e fitore 3-2 ndaj Polonisë. Festë e madhe tek vajzat kuqezi, që kështu kanë rikthyer besimin se volejbolli është duke hyrë në rrugë të mbarë.

Të paktën për femra. Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes është Erblina Bici me 23 pikë e ndjekur nga Bociek me 21 pikë, si dhe Arjola Prenga 16 pikë. Në bllok kanë dalë fituese Bici, Trojan dhe Moskva me 4 mure fituese, kurse në shërbim Jasek me 3 e ndjekur nga Bici, Nezaj, Moskva, Grzelak me 2. Në 5 sete në total, Shqipëria ka shënuar 112 pikë.

Nga këto, 74 pikë i ka realizuar vetë, kurse 38 pikë kanë ardhur nga gabimet e Polonisë. Në krahun tjetër, në 5 sete, Polonia ka shënuar 113 pikë, prej të cilave 91 pikë vetë, kurse 22 pikë kanë ardhur nga gabimet e vazjave kuqezi. Që do të thotë një ndeshje perfekte dhe një fitore e merituar.

 

Shqipëri – Poloni                              3-2

(23-25, 25-21, 31-29, 18-25, 15-13)

Shqipëria: Marina, Ar. Prenga, Nezaj, Bici, Am. Prenga (Sijoni), Tuci, Sejfullai (L) / Thaka, Fagu (L), Matoshi. Trajner: A. Martiro

Polonia: Grabka, Tvardovska, Trojan, Boçiek, Damaske, Moskva, Krzhos (L) / Baldiga, Flakus, Grzhelak, Vojçik. Trajner: V.Kavka

Gjyqtarë: B. Venone (Belgjikë), I. Penkov (Bullgari)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh