AlbanianSport.com 14/03/2018 07:00
ASNN – Mirdita, skuadra që është njohur për shumë e shumë vite si “Minatori”, i ka dhënë fund qëndrimit katërvjeçar në nivelet e ulëta të volejbollit shqiptar.
E sot do të bëjë festën e ngjitjes në elitën e volejbollit, ndërsa dje ka fituar 3-0 me Vlora Volej në fushën e kësaj të fundit.
25-18, 25-13 dhe 25-16 kanë qenë rezultatet e 3 seteve dhe në harkun kohor të një ore, Mirdita ka mbaruar punë.
Vlora Volej – Mirdita 0-3
(18-25, 13-25, 16-25)
Vlora Volej: Guci Osmanaj, Hamzaj, Canaj, Hoxha, Qehajaj, Resulaj, Bakaj, Isufi, Hodo Trajner: K. Sako
Mirdita: Gjini, Beleshi, Dona, Picaku, D. Kolaj, Pepa, Përgjetani, Lleshaj, Pepkola, F. Kolaj, Dushi. Trajner: M. Kolaj
Gjyqtarë: K. Agolli, A. Nurja (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit- Femra
Grupi A2
Java e 10-të
(24 mars 2018)
Apolonia – Flamurtari 2-3
Vlora Volej – Mirdita 0-3
Divjaka – Elbasani 0-3
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Mirdita 10 9 1 27-8 26
- Apolonia 10 6 4 23-15 19
- Elbasani 10 5 5 21-15 17
- Flamurtari 10 5 5 19-19 14
- Vlora Volej 10 5 5 15-18 14
- Divjaka 10 0 10 0-30 0