Gjergj Vyshka 12.03.2017 14:35
Partizani në volejboll për femra ka vuajtur vetëm në setin e tretë në përballjen me Vllazninë, sepse në të tjerat ka fituar lehtësisht. Në setin e parë, përveç barazimit 3-3, e gjithë pjesa tjetër është dominuar nga Partizani; 8-4, 11-4, 16-5 dhe në përfundim 25-12. Në të dytin Partizani kryeson 8-5, 16-10, 23-13 dhe në përfundim 25-13.
Në të tretin pas pushimit 5-5, në pushimin e parë teknik, Partizani është në epërsi 8-6. Por Vllaznia ka kthyer në 14-16, 14-19. Dhe, me shumë mundim, Partizani ka barazuar në 22-22, 23-23, 24-24, 25-25 dhe në përfundim 27-25 dhe 3-0 për të kuqet. Shënuesja më e mirë e ndeshjes ka qenë Ergysa Blloku e Partizanit, me 11 pikë.
Në bllok ka dalë fituese Esmeralda Tuci e Partizanit, me 3 mure të sakta, e ndjekur nga Matraku, po e Partizanit, me dy të tilla. Në shërbim, fituese është Matraku, me 3 të tilla, e ndjekur nga Tuci me dy. Në total, në 3 sete, Partizani realizoi 77 pikë, prej të cilave 54 pikë, kurse 23 pikë kanë ardhur nga gabimet e Vllaznisë.
Në anën tjetër, në 3 sete, Vllaznia ka shënuar 50 pikë, prej të cilave 32 pikë vetë, kurse 18 pikë kanë ardhur nga gabimet e Partizanit, që kështu ka fituar pastër 3-0 ndaj Vllaznisë.
Partizani – Vllaznia 3-0
(25-12, 25-13, 27-25)
Partizani: Ortega, Tuci, Shehu (L), Blloku, Pirra, Matraku, Meçorapoj / Agolli, Gongo, Shera (L). Trajner: R. Tarja
Vllaznia: Petëza, Sh. Molla, Zhivani, Koçeku, Qershia, A. Molla, Vistaraj (L), Kiri (L) / Dodani. Trajnere: S. Gogo
Gjyqtarë: R. Kuka (Vlorë), B. Gjuzi (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 11-të
(6-11 mars 2017)
Të martën:
Elbasani – Teuta 0-3
Të shtunën:
Barleti Volej – Skënderbeu 3-0
Lushnja – Tirana 0-3
Partizani – Vllaznia 3-0
Teuta pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 11 11 0 33-4 32
- Teuta 11 9 2 30-10 27
- Partizani 11 8 3 27-12 25
- Tirana 11 6 5 22-16 19
- Vllaznia 11 5 6 17-23 13
- Lushnja 11 3 8 12-26 8
- Skënderbeu 11 2 9 10-28 8
- Elbasani 11 0 11 1-33 0