Gjergj Vyshka 15.11.2016 09:45
Të hënën në mbrëmje, në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, madje duke sfiduar së bashku me spektatorët të ftohtin e acartë, Partizani i trajnerit Roland Tarja e ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e parë të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si grupi A1.
Ka fituar me përmbysje me Teutën, por ka treguar mbi të gjitha që ekziston si një kundërshtar potencial për titullin “kampion”. Sepse përbërja që ka, teksa përvoja është fjala kryesore, mund të sfidojë gjithkënd. Dhe dje, duke mos i lënë mënjanë lojtaret e Tares, ka rilindur Pirra, një lojtare qendre që po vjen në formën e saj më të mirë, apo në atë lojë që ka pasur dhe vjet tek Tirana.
Jo më kot po rikthehet dalëngadalë-dalëngadalë në një lojtare “shtyllë” për të kuqet. Të vjen keq që Teuta, e cila ka lojtare si Gashi, Matoshi dhe Guza, dje është shfaqur si e mpirë. Sidomos pasi kishte fituar setin e parë në pikët shtesë. Ndoshta i ftohti, apo ndonjë arsye, e kanë bërë Teutë si rrallëherë të mefshtë. Aq sa Partizani, pavarësisht ndonjë problemi të momenti, e ka fituar lehtësisht këtë ndeshje.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 7-të
(12-14 nëntor 2016)
Të shtunën:
Barleti Volej – Vllaznia 3-1
Lushnja – Elbasani 3-0
Tirana – Skënderbeu 3-0
Të hënën:
Partizani – Teuta 3-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 7 7 0 21-3 20
- Partizani 7 5 2 17-9 16
- Teuta 7 5 2 18-8 15
- Tirana 7 4 3 15-10 13
- Vllaznia 7 4 3 13-14 10
- Lushnja 7 2 5 9-17 5
- Skënderbeu 7 1 6 7-19 5
- Elbasani 7 0 7 1-21 0