AlbanianSport.com 01.11.2016 22:40
ASNN – Nuk zhgënjen në javën e parë të Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Femra dhe, në prologun e nivelit në të lartë të tij, të njohur si Grupi A1, as Partizani, që në kryeqytet triumfoi me lehtësi 3-0 ndaj Vllaznisë 25-19, 25- 14, 25-18.
Partizani i Roland Tares e ka pasur të lehtë fitoren me Vllazninë, ndonëse shkodranet janë përpjekur të bëjnë rezistencë. 25-19 është seti i parë. Në të dytin ka më shumë diferenca mes të kuqve dhe rezultati flet vetë, 25-14.
Edhe i treti është në dominimin e plotë të Partizanit, që kështu ka fituar 25-18 dhe krejt ndeshjen 3-0.
Partizani – Vllaznia 3-0
(25-19, 25-14, 25-18)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e parë
(31 tetor 2015)
Elbasani – Barleti Volej 0-3
Partizani – Vllaznia 3-0
Skënderbeu – Teuta 3-0
Tirana – Flamurtari 3-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 1 1 0 3-0 3
- Partizani 1 1 0 3-0 3
- Skënderbeu 1 1 0 3-0 3
- Tirana 1 1 0 3-0 3
- Elbasani 1 0 1 0-3 0
- Flamurtari 1 0 1 0-3 0
- Teuta 1 0 1 0-3 0
- Vllaznia 1 0 1 0-3 0