Gjergj Vyshka 27.09.2015 12:25
Në Belgjikë dhe Holandë ka nisur dje Kampionati Evropian i Volejbollit për Femra. Dhe në ditën e parë të aktivitetit ka ardhur dhe suksesi për Italinë, pavarësisht se seti i dytë ndaj polakeve ka qenë për t’u harruar.
Por që për të kaltrat ka shërbyer si një zgjim pas së cilës ka ardhur dhe fitorja 3-1 duke e nisur kështu me hapin e duhur Evropianin në Apeldorn të Holandës. Mirë në setin e parë, por në të dytin ka një kthesë dhe një rekuperim të rezultatit nga polaket.
Shkundja vlen dhe Italia nuk ka kthim prapa teksa ka fituar setin e tretë. I katërti nis me një avantazh të tmerrshëm për vajzat e Bonitës, që janë shkëputur në 8-0. Por polaket afrohen deri në 12-9 e më pas shkëputja e madhe që shënon përfundimin në 3-1.
Ndeshja e dytë është të dielën ndaj Sllovenisë, ndërsa Holanda ka fituar lehtësisht dje 3-0.
Kampionati Evropian
Volejbollit – Femra
“Belgjikë-Holandë 2015”
Rezultatet e ditës së parë:
Grupi A
(Apeldorn – Holandë)
Slloveni – Holandë 0-3
Itali – Poloni 3-1
Grupi B
(Anversë – Belgjikë)
Hungari – Belgjikë 0-3
Turqi – Azerbajxhan 3-0
Grupi C
(Roterdam – Holandë)
Bullgari – Rusi 0-3
Kroaci – Bjellorusi 0-3
Grupi D
(Eid’hoven – Holandë)
Republika Çeke – Rumani 3-0
Serbi – Gjermani 3-0
Shënim: Të parat e grupeve kalojnë direkt në çerekfinale, të dytat dhe të treta bëjnë “play-off”