Gjergj Vyshka 27.09.2016 13:25
Nëse në rastin e Gramshit për meshkuj tërheqja nga gara është bërë se nuk kanë pasur fonde financiare, tek Studenti për ka ndodhur fenomeni i shkrirjes së ekipit të të rriturave. Këtë e konfirmon dhe shefi i klubit shumësportësh “Studenti”, Blendi Nallbani, sipas të cilit tashmë do t’i vihet theksi Akademisë së moshave në volejboll.
Madje është bërë dhe emërimi i drejtorit të Akademisë, që është Mjeshtri i Merituar i Sportit, Shaban Uka. “Më duhet të them, – tregon Nallbani, – se trajnerit të volejbollit të femrave, Arjan Farkës, i janë paguar të gjitha detyrimet financiare. E më pas ka vendosur të largohet, ndërsa kështu u shkri dhe ekipi.”
“Parë kështu, edhe duke mos pasur elementët e duhur cilësor për një kampionat dinjitoz, atëherë kemi vendosur të përqendrohemi tek Akademia e moshave në volejboll duke shpresuar që kështu të gjejmë sa më shpejt elementët e së ardhmes së këtij sporti”, – ka vijuar Nallbani.