Gjergj Vyshka 10.03.2017 10:45
Federata Shqiptare e Volejbollit dje ka caktuar datat për fazën e “play-off”-it për titullin “kampion” për të rritur e të rritura, të rinj e të reja, para të rinj dhe para të reja. Janë vetëm datat, sepse oraret dhe çiftet do të zyrtarizohen në mbarim të fazës së dytë.
Kështu për femra me formulën i pari me të 4-tin dhe i dyti me të 3-tin, gjysmëfinalet do të luhen më datë 5, 8 dhe 11 prill 2017 nëse do të jetë e nevojshme. Finalistët caktohen me dy ndeshje të fituara. Për meshkuj do të luhet më datë 10, 13 dhe 16 prill 2017.
Finalet, atje ku kampionia do të shpallet me 3 ndeshje të fituara, do të jetë për të rritura më datë 14, 17, 20, 24 (nëse do të jetë e nevojshme) dhe 27 prill 2017 (nëse do të jetë e nevojshme).
Kurse për të rritur datat e finaleve janë më 19, 22, 25, 28 prill (nëse do të jetë e nevojshme) dhe 2 maj 2017 (nëse do të jetë e nevojshme).