AlbanianSport.com 12.02.2017 11:15
ASNN – Barleti Volej, kryesues dhe kampione në fuqi e volejbollit të femrave, e ka nisur sërish me fitore fazën e dytë të kampionatit duke triumfuar 3-0 në Sallën Sportive “Llazar Llupo” të Krujtes.
Ka mjaftuar 1 orë dhe 7 minuta lojë që skuadra e trajnerit Hasan Gurabardhi të arrijë suksesin e radhës. Seti i parë ka nisur me rivalitet dhe emocione deri në momentin kur Lushnja kryesonte 15-14.
Më pas, Barleti Volej ka dhënë spektakël duke fituar 25-17. Në setin e dytë, skuadra e trajnerit Gurabardhi ka dominuar plotësisht duke shkuar deri në 15-6, 21-11 dhe e fiton atë me shifrat 25-12.
Seti i tretë ka qenë me mjaft rivalitet, ku moment më kulmor ishte kur shifrat u barazuar 21-21. Në fund, Barleti Volej fiton 25-22. Tek Barleti Volej spikati Enkelejda Braho, ndërsa tek Lushnja spikati Amarilda Llupo.
LUSHNJA – BARLETI VOLEJ 0-3
(17-25, 12-25, 22-25)
LUSHNJA: Xhyliu, A. Llupo, Allkanjari, J. Gjermeni, E. Gjermeni, A. Sema, Gjika(L) / Xhogu, Kuqi, B. Gjermeni, I. Llupo, Çili. Trajnere: E. Allkanjari
BARLETI VOLEJ: Braho, Xheka, Tuci, Bego, Picaku, Çaushaj, Fagu(L) / Xhelilaj, Shabaku, Veraj, Neli, Brati. Trajner: H. Gurabardhi
GJYQTARË: Ç. Kojku, E. Kurti (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 8-të
(11 shkurt 2017)
Vllaznia – Skënderbeu 3-0
Lushnja – Barleti Volej 0-3
Partizani – Elbasani 3-0
Tirana – Teuta 1-3
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 8 8 0 24-3 23
- Partizani 8 6 2 20-9 19
- Teuta 8 6 2 21-9 18
- Tirana 8 4 4 16-13 13
- Vllaznia 8 5 3 16-14 13
- Lushnja 8 2 6 9-20 5
- Skënderbeu 8 1 7 7-22 5
- Elbasani 8 0 8 1-24 0