AlbanianSport.com 08.11.2016 22:15
ASNN – Edhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si Grupi A1, ka luajtur dje ndeshjet e javës së tij të dytë dhe duket se Dinamo dhe Lushnja do të jenë dy ekipet pretendente për një vend në Grupin A1 sezonin e ardhshëm, pas udhëheqin renditjen pas dy javëve të para.
Këto skuadra fituan edhe në takimet e luajtura dje, duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve. Dinamo mposhti me lehtësi 3-0 Studentin në derbin kryeqytetas, ndërsa Lushnja e pati të lehtë të mposhtë brenda një ore Vlora Volejin, por me shifrat 3-0. Fitorja e parë në kampionat edhe për Divjakën, që në Krutje mundi me vështirësi 3-0 Apoloninë.
Fitoren e parë sezonale në kampionat e mori edhe Korabi, që, pasi iu afrua suksesit një javë më parë në Fier, këtë herë nuk toleroi dhe gaboi ndaj Minatorit. Skuadra e Korabit fitoi 3-0 ndaj rrëshenaseve në Peshkopi dhe ngjitet në kuotën e 4 pikëve, duke qenë ndjekësja më e afërt e dy skuadrave kryesuese.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A2
Java e dytë
(7 nëntor 2015)
Lushnja – Vlora Volej 3-0
Dinamo – Studenti 3-0
Korabi – Mirdita 3-0
Divjaka – Apolonia 3-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Lushnja 2 2 0 6-0 6
- Dinamo 2 2 0 6-1 6
- Korabi 2 2 1 5-3 4
- Divjaka 2 1 1 3-3 3
- Apolonia 2 1 1 3-5 2
- Studenti 2 1 1 3-5 2
- Vlora Volej 2 0 2 2-6 1
- Minatori 2 0 2 1-6 0