AlbanianSport.com 09.11.2014 13:50
ASNN – Niveli i parë i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si Grupi A1, i ka luajtur dje të 4 takimet e javës së tij të 5-të, që ka vijuar në traditën e javës paraardhëse, pasi 3 prej këtyre ndeshjeve janë mbyllur me të njëjtin rezultat, 3-0.
Kështu, në 3 sete Tirana ka mposhtur Vllazninë në kryeqytet, ndërsa kanë fituar në fushë të huaj Teuta dhe Barleti Volej, që fituan përkatësisht në Korçë ndaj Skënderbeut dhe në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit.
Përjashtim ka bërë vetëm takimi i Vlorës, ku Flamurtari vendas ka vuajtur dhe vetëm në 5 sete arriti të mposhtë Studentin. Tirana vazhdon të kryesojë me bilanc të përkryer, pas 5 fitoreve me rezultatin 3-0 në po aq ndeshje.
Kampionia në fuqi, Barleti Volej, ndan kreun me vajzat bardheblu, por renditet e dyta, pasi ka lëshuar një set të vetëm në këto 5 javë, ndërsa 3 pikë më prapa është Partizani, kurse Teuta renditet e katërta me 9 pikë.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 5-të
(8 nëntor 2014)
Flamurtari – Studenti 3-2
Skënderbeu – Teuta 0-3
Tirana – Vllaznia 3-0
Partizani – Barleti Volej 0-3
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Tirana 5 5 0 15-0 15
- Barleti Volej 5 5 0 15-1 15
- Partizani 5 4 1 12-4 12
- Teuta 5 3 2 10-6 9
- Skënderbeu 5 1 4 4-13 3
- Vllaznia 5 1 4 4-13 3
- Flamurtari 5 1 4 3-14 2
- Studenti 5 0 5 2-15 1