AlbanianSport.com 29/11/2017 11:35
ASNN – Ajo që binte në sy tek përballja e femrave ishte fakti se kundërshtare e Shqipërisë ishte edhe më e vogla e motrave të njohura, Prenga, Adelajda, e cila prej vitesh luan me Dritën e Gjilanit. Dhe në fakt diferencat janë të mëdha, ndërsa në setin e parë vajzat kuqezi kanë kryesuar deri në 8-6. Kosova e ka kthyer lojën dhe ka qenë shumë pranë fitimit të setit të parë, teksa ka kryesuar 24-22.
Mirëpo vajzat e Martirit nuk kanë lëshuar dhe në fund kanë fituar 26-24. Në setet e tjera gjithçka ka qenë nën udhëheqjen e Shqipërisë, që duke fituar dy sete radhazi, 25-18 dhe 25-21, ka fituar të gjithë ndeshjen 3-0. Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes Venera Kadriu e Kosovës me 14 pikë e ndjekur nga Esmeralda Tuci me 12 pikë dhe Malvina Tuci me 10 pikë.
Në bllok ka dalë fituese Joana Kushi e Shqipërisë me 3 mure të suksesshme, ndërsa është fituese edhe në shërbim me 4 rezultative. Në total, në 3 sete Shqipëria ka shënuar 75 pikë prej të cilave 54 pikë vetë, kurse 21 pikë, mesatarisht 7 pikë për set, janë dhuratë e gabimeve të Kosovës. Në anën tjetër, në 3 sete, Kosova ka shënuar 63 pikë prej të cilave 45 pikë vetë, kurse 18 pikë, mesatarisht gjashtë 6 për set, janë nga gabimet e Shqipërisë, që sidoqoftë e ka merituar këtë fitore.
Shqipëri – Kosovë 3-0
(26-24, 25-18, 25-21)
Shqipëria: E.Tuci, Xheka, Hasku, Kushi, Picaku, Rexhepi, M.Tuci, Llupo (L), Sejfullai (L)/Shira, Pirra, Qershia, Molla, Shehi. Trajner: A. Martiri
Kosova: Jaha, V. Kadriu, Geci, Shabani, Muja, Ad.Prenga (L), B. Kadriu / Berhami, Ibrahimi, Z. Kadriu, Bajraktari, Deliu, Sulejmani. Trajner: L. Iljazi
Gjyqtarë: A. Shehu, T. Zguri (Tiranë)
Asistentë: K. Tota, L. Ekmekçiu (Tiranë)