Volejboll – Femra / Korabi nis përgatitjet për fazën e dytë të kampionatit

Share Button

Pallati-Sportit-peshkopi

Albaniansport.net 22.01.2016 12:55

ASNN – Korabi në volejboll për femra ka nisur përgatitjet për fazën e dytë të kampionatit, që nis më 13 shkurt 2016. Sekretari i Klubit Shumësportësh në Bashkinë e Dibrës, Mels Tafa, tha se pushteti lokal, donatorët dhe specialistët e këtij sporti po tregojnë vëmendjen e duhur për ta ngjitur më lart skuadrën dhe për të ruajtur traditat e mira të këtij sporti në Peshkopi.

Tafa theksoi se Bashkia, pas pak ditësh, do të miratojë buxhetin për sportet dhe me siguri do t’i kushtojë vëmendje rritjes së mbështetjes financiare për ekipin e femrave që luajnë volejboll. Në përgjigje të interesimit të së përditshmes sportive shqiptare, “Sport Ekspres”, për përgatitjet e Korabit, Tafa nënvizoi se: “Përgatitjet në ekipin e volejbollit të femrave të Korabit vijojnë normalisht dhe me seriozitet të plotë”.

“Ne vazhdojmë të ruajmë traditën e kahershme që ky sport të luhet nga vajzat dibrane, -vijoi ai. – Pra nuk është menduar të sigurohen lojtare nga qytete të tjera të vendit. Ruajtja e traditës është synimi ynë kryesor. Para një jave vajzat e Korabit kanë rinisur stërvitjen nën kujdesin e trajnerit të njohur dhe të apasionuar Fehmi Bulku.” Më 13 shkurt të këtij viti rinis kampionati i volejbollit.

Dhe dibranet do të përballen me Apoloninë e Fierit. Mendohet se përballja të jetë e fortë dhe e vështirë, ndaj dibranet po përgatiten për të luajtur një ndeshje dinjitoze. Duke folur për mbështetjen e pushtetit vendor për ekipin e vajzave të Korabit, Tafa theksoi se Bashkia këtë fund muaji do të miratojë buxhetin e vitit 2016 dhe me siguri do të mendojë edhe për sportin e volejbollit.

“Premtimet janë pozitive dhe është menduar që fondi për skuadrën e volejbollit të femrave të rritet. Edhe kryebashkiaku Shukri Xhelili është shprehur se skuadra do të ketë mbështetje serioze”, – përfundoi Sekretari i Klubit Shumësportësh në Bashkinë e Dibrës, Mels Tafa.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

AlbanianSport.com 14/03/2024 13:35 ASNN – Shefja e Klubit Shumësportësh të Tiranës, Deborah Keçi,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh