AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05
ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës në volejboll për femra. 52-vjeçari turk ka pasuar kështu në drejtimin e kryeqyetaseve Hasan Gurabardhin, i shkakruar disa ditë më parë pas shumë polemikash.Trajneri tashmë ka mbërritur në kryeqytet, ndërsa të enjten ai ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore në drejtim të Tiranës.
Ai ka një përvojë të madhe, ndërsa është një njohës i mirë edhe i kapionatit shqiptar. Ai ka drejtuar Partizanin në sezonin 2019-2020 si dhe në edicionin e kaluar, teksa i mori të kuqet në pjesën finale të kampionatit, duke fituar më pas titullin. Kështu Karshiollu pritet të rikthejë qetësinë në kampin bardheblu pas polemikave të ditëve të fundit që sollën edhe largimin e Gurabardhit.
Të dielën, Tirana do të përballet në finalen e Kupës së Shqipërisë me Skënderbeun, në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës, me trajnerin që do të ketë shansin për të debutuar në një takim ku luhet për trofe. Skuadra bardheblu po kalon një formë të shkëlqyer në këtë pjesë të dytë të sezonit dhe mbetet nga pretendentet kryesore edhe për triumfin në kampionat.