Gjergj Vyshka 28/11/2014 14:35
Volejboll i femrave duket se veprimtaritë e saj nuk do t’i ndërpresë me Kupën e Flamurit, që nis sot e përfundon të shtunën. Jo vetëm për të shtuar numrin e ndeshjeve, por dhe për të mos i lënë kohë të gjatë pushimi, Kupa e Shqipërisë në volejboll për femra do të nisë me ndeshjet eliminatore prej së cilës do të dalin katër finalistët.
Janë zgjedhur 8 ekipe, që janë gjashtë të parat e grupit A1, si dhe dy të parat e grupit A2. Në këto kushte kanë mbetur jashtë fazës eliminatore të Kupës së Shqipërisë për femra Flamurtari dhe Studenti.
Ndeshjet, edhe sipas shpjegimit të sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Leonard Tase, do të luhen në sallën Nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, ndërkohë që faza finale, ashtu sikurse dhe vitin e kaluar, do të luhet në fund të janarit dhe fillim të shkurtit si për meshkuj, ashtu dhe për femra.
Por para tyre do të zhvillohet dhe Superkupa e Shqipërisë. Ndërkohë fitues në fuqi të Kupës së Shqipërisë janë Barleti Volej për femra dhe Studenti për meshkuj.
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Femra
Kalendari i i ndeshjeve në grupe:
Grupi A
- Barleti Volej
- Teuta
- Skënderbeu
- Elbasani
Dita e parë
(3 dhjetor 2014)
Barleti Volej – Elbasani ora 15:00
Teuta – Skënderbeu ora 17:00
Dita e dytë
(4 dhjetor 2014)
Elbasani – Skënderbeu ora 15:00
Barleti Volej – Teuta ora 17:00
Dita e tretë
(5 dhjetor 2014)
Barleti Volej – Skënderbeu ora 14:00
Teuta – Elbasani ora 16:00
Grupi B
- Tirana
- Partizani
- Vllaznia
- Apolonia
Dita e parë
(11 dhjetor 2014)
Tirana – Apolonia ora 15:00
Partizani – Vllaznia ora 17:00
Dita e dytë
(12 dhjetor 2014)
Vllaznia – Apolonia ora 15:00
Tirana – Partizani ora 17:00
Dita e tretë
(13 dhjetor 2014)
Partizani – Apolonia ora 14:00
Tirana – Vllaznia ora 16:00