Volejboll – Femra / Gurabardhi: Femrat janë “të njerkës” në Federatë (I)

Share Button

Volejboll-Femra-Hasan-Gurabardhi-Tarja-kuq

Gjergj Vyshka 26.12.2014 12:30

Trajneri: “Po digjet një brez i talentuar lojtaresh, të paktën 2 herë në vit të luanim me fqinjët”. Vendimi i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Volejbollit, i datës 16 shtator 2014, me nr.prot 169/14, me një morie pikash të marra nga anëtarët e tij ka dhe një pikë interesante, që është: Do të zhvillohen grumbullime stërvitore “test” me ekipet kombëtare meshkuj dhe femra 2-3 ditë në çdo muaj deri në fund të vitit 2014. Mirëpo edhe pse ndodh kështu, deri më tani vetëm kombëtarja e meshkujve, e drejtuar nga Ylli Tomori, ka bërë dy seleksionime, kurse femrat janë harruar fare.

Pikërisht për këtë, trajneri i kombëtares së volejbollit të femrave, Hasan Gurabardhi, e konsideron këtë trajtim të skuadrës së tij si të jetë e “njerkës” nga Federata Shqiptare e Volejbollit. Për shkak të rezultateve më të mira të edicionit të kaluar të Eliminatoreve të Kampionatit Botëror 2014, atje ku femrat dolën më mirë se sa meshkujt, por dhe për shkak të brezit të talentuar të lojtareve, Gurabardhi mendon se ka nevojë për grumbullimin e kësaj kombëtareje. Madje ai sugjeron dhe dy herë në vit ndeshje miqësore me fqinjët si Maqedonia dhe Mali i Zi.

Për të gjitha që kanë ndodhur në këtë periudhë, jo vetëm për kombëtaren e femrave, por dhe Barletin Volej, Hasan Gurabardhi ka dhënë këtë intervistë për “Gazeta e Sportit”, pjesën e parë të së cilës AlbanianSport.com jua sjell dje, ndërsa të dytën nesër.

 

– Çfarë ndodh realisht me kombëtaren e femrave, në një kohë që përfaqësuesja e meshkujve ka bërë deri më tani dy seanca seleksionuese?

– Na kanë kërkuar që të bëjmë listën e lojtareve, të cilat janë kandidate të mundshme për kombëtaren e femrave. Dhe së bashku me Altin Martirin, që është ndihmësi im në kombëtare, e kemi bërë dhe e kemi dorëzuar në Federatën Shqiptare të Volejbollit. Por deri më tani, kombëtarja e femrave nuk është mbledhur asnjë ditë. Ka një dallim të madh mes nesh dhe kombëtares së meshkujve, sepse ato janë të “nënës” në Federatë, kurse ne konsiderohemi të “njerkës”, edhe pse rezultatet në aktivitetin e fundit të 2013-ës i kemi pasur më të mira se djemtë. Mua më vjen keq që ndodh kështu, sepse kemi një brez të talentuar lojtaresh, të cilat po digjen. Janë lojtare që kanë nevojë për motivim dhe nuk mund të mblidhen vetëm një herë në 2-3 vjet. Të paktën me fqinjët si Maqedonia, apo dhe Mali i Zi duhet të luajmë dy herë në vit që të masim realisht forcat tona.

 

– Me vendimin e fundit të Komitetit Drejtues të Federatës Shqiptare të Volejbollit është thënë që është detyrim mbledhja dhe seleksionimi i kombëtareve. Atëherë pse nuk ndodh kjo gjë me femrat?

– Si Sekretari i Përgjithshëm Leonard Tase, ashtu dhe anëtari i Komitetit Drejtues të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erind Pëllumbi, më kanë thënë që do të bëhet ky grumbullim. Por se kurrë, nuk di ta them. Uroj që të kryhet për të mos e djegur, siç dhe thash, të gjithë brezin e lojtareve që kemi aktualisht.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh